Ish futbollisti i Juves: Tani Milani është më i fortë

Skuadra e Juventusit dhe Milanit do të përballen këtë të diele në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.  Para këtij dueli ka folur për ‘Gazzeta dello Sport’ ish futbollisti i “Zonjës së Vjetër”, Klaudio Markisio, i cili tha se ‘rossonerët’ janë ekip më i fortë për momentin.

Milani është më i fortë tani, Maldini, Massara dhe Pioli kanë bërë një punë të shkëlqyeshme për të ndërtuar një ekip që kishte luftuar gjatë viteve të fundit. Juventus është në një fazë rindërtimi, por ata duhet të dëshmojnë se janë në të njëjtin nivel me ekipin që hapi ciklin fitues.

Kur ndërtojmë themelet për një projekt afatgjatë, është normale të përballemi me momente të vështira, do të doja që Juventusit t’i jepet kohë dhe besim.

Unë nuk shoh ndonjë çështje personaliteti ose identiteti, ju vetëm duhet të jeni të durueshëm. Një ekip si Juve duhet të synojë gjithmonë të arrijë majat. Ata kanë nevojë për kohezion dhe bindje. Kam besim që do kenë sukses,” tha mes tjerash Markizio.

 

Ish lojtari i Juventusit, gjithashtu u pyet nëse Manuel Lokatelli mund të jetë pasuesi i tij te “Biankonerët”.

 

Locatelli është një lojtar i madh, cilësitë e tij ishin të dukshme në Milano dhe ai u përmirësua gjatë kohës së tij në Sassuolo. Ai ka gjithçka për t’u bërë një gur themeli i Juventusit, ai tashmë ka dëshmuar personalitetin e tij me ekipin kombëtar. Sidoqoftë, nuk më pëlqejnë krahasimet, ai do të shkruajë historinë e tij dhe jam i sigurt se do të jetë po aq e bukur”, përfundoi Markizio.

LEXO EDHE:

Back to top button