Ish mesfushori shqiptarë, tani ndihmës trajner te Nica

Skuadra e Nicës ka vendosur të rikthejë Lusien Favre në stol, me teknikun zviceran që rikthehet të punojë sërish në “Allianz Riviera” (drejtoi skuadrën franceze në vitet 2016-2018). Kjo lëvizje erdhi nga largimi i Kristofer Galtier drejt PSZH-së, me kampionët e Francës që paguan 10 milionë euro te Nice, për të siguruar shërbimet e trajnerit 55-vjeçar, i cili do të zëvendësojë Poketinjon në stol.

Pjesë e stafit teknik të Favre do të jetë edhe Arjan Peço. Ish-mesfushori shqiptar veshi 13 herë fanellën e kombëtares kuqezi, teksa në kampionatin e Shqipërisë ka luajtur me Dinamon dhe Partizanit. 47-vjeçari nga Leskoviku ka punuar si trajneri i ekipeve të moshave të Baselit (U17, U18, U19 dhe U21).

Peço do të jetë një nga dy ndihmësit e Favre, së bashku me Kristof Moulin.

LEXO EDHE:

Back to top button