Ish sulmuesi i Anglisë në vizitë te KF Voska Sport

Ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë dhe i klubeve të famshme si Leeds United, Sheffield United, Middlesbrough, West Ham, Sunderland e Benfica, Brian Deane ka qëndruar në vizitë dy ditore në qytetin e Ohrit, më saktësisht i pritur nga pronari i Klubit të Futbollit Voska Sport, Nefi Useini.

Arsyeja e vizitës së Brian Deane ishte njoftimi për së afërmi me kushtet e futbollitnë qytetin e Ohrit, më konkretisht të Voska Sport, infrastrukturën sportivedhehotelierike si dhe kapacitetet futbollistike të kësaj ane në përgjithësi dhememoshat e reja në veçanti. Gjatë qëndrimit në qytetin buzë liqenit, Brian Dean bashkë me pronarin e KF Voska Sport, Nefi Useinin dhe shoqëruesit e tyre u pritën në një takim zyrtar edhe në Komunën e Ohrit nga ana e kryetarit të komunës, Kiril Pecakov, ku u fol për temat në fjalë, ndërsa në saje të bisedimeve në një frymë korrekte si përshtypje e përgjithshme shihej mundësia e bashkëpunimit në të ardhmen.

 

“Këtu jam me ftesë të Nefi-ut (Useini, KF Voska Sport) për të pa strukturën e të rinjëve, të jap mendimin tim nga përvoja ime në vende të ndryshme. Kam luajtur dhe isha si trajner në Norvegji, në fakt nuk kam luajtur, kam qenë trajner në Norvegji, kam luajtur në Portugali dhe kuptohet në Angli. Këtojanë përvoja të ndryshme që i kam parë në zhvillimin e futbollistëve të rinjë dhe si fëmijët zhvillohen në atletë. Është mirë që përvojën time mund t’ia përcjell Nefi-ut. Bëhet fjalë për projekt për të rinjtë, Nefiu është shumë ambicioz dhe entuziast i madh i cili dëshiron më të mirën për bashkësinë vendore,” tha mes tjerash Brajan Din.

 

Përveç pjesës zyrtare dhe temës së futbollit, pronari i KF Voska Sport, Nefi Useini përfitoi nga rasti që mysafirit nga Anglia t’i prezantojë qytetin e Ohrit, pjesë të historisë dhe vendet më tërheqëse turistike, derisa duke respektuar besimin e tij katolik, Brian Deane-s i’u organizua edhe një vizitë në Kishën Katolike të qytetit të Ohrit. Palët u ndanë të kënaqura nga kontakti i parë, mundësia e bashkëpunimit eventual për të ardhmen mbetet e hapur, derisa si vazhdimësi e këtij takimi, javën e ardhshme paralajmërohet ardhja në Ohër e një tjetër delegacioni nga Anglia.

LEXO EDHE:

Back to top button