Ismail Kadare, sot është shpallur “Qytetar Nderi” i Tetovës

Ismail Kadare, sot është shpallur “Qytetar Nderi” i Tetovës

Shkrimtari i mirënjohur dhe i nominuar 15 herë për çmim Nobel, Ismail Kadare, sot është shpallur “Qytetar Nderi” i Tetovës nga kryetari i komunës Bilall Kasami.

Ai përpara lexuesve të tij theksoi rëndësinë që ky titull paraqet për të duke e përshkruar atë si ëndërr të çdo shkrimtari, sado i famshëm të jetë në vend apo në botë.

Kadare falënderoi lexuesit në Tetovë, që kishin shkuar ta takonin një njeri që nuk e kanë takuar kurrë, siç thotë ai, por për fatin e tij të mirë, e kanë lexuar. Kadare theksoi se kur dëgjon fjalët e mira të lexuesve, harron çdo mundim që ka përjetuar gjatë shkrimit të veprave.

Ismail Kadare u bë i famshëm me veprën e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, kur e njëjta u përkthye në frëngjisht në vitet e 1970-ta. Ndonëse i nominuar 15 herë për çmimin Nobel, deri tani ai nuk ka qenë fitues i të njëjtit./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button