Ismail Metalari, arbitër në Kampionatin Evropian në hendboll

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Evropës, kanë shpalosur listën e 12 dysheve të arbitrave për Kampionatin e ardhshëm të Evropës në hendboll, i cili do të zhvillohet në Maqedoni, Slloveni dhe Malin e Zi.

Në mesin e 12 dysheve të përzgjedhura, njëra vjen nga Maqedonia. Bëhet fjalë për dyshen Ismail Metallari dhe Nenad Nikolovski, të cilët do të ndajnë drejtësinë në një event të madh të hendbollit në konkurencën e femrave.

Deri më tani, kjo dyshe e arbitrave nga Maqedonia, ka drejtuar ndeshje të Kampionatit Evropian për të hendbollist të rinj dhe tani do të kenë sfidën më të madhe në karrierën e tyre si arbitër të hendbollit.

Kujtojmë se në mesin e 12 dysheve janë arbitra nga Austria, Danimarka, BeH, Spanja, Gjermania, Greqia, Mali i Zi, Portugalia, Sllovenia, Serbia dhe Ukraina.

LEXO EDHE:

Back to top button