​Itali: 77.468 euro dëmshpërblim për vdekjen si pasojë e vaksinimit

talia do t’i paguajë 77.468 euro dëmshpërblim familjarëve të mësueses 32-vjeçare, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar për shkak të reagimit ndaj vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca, raporton portali 24ur, duke iu referuar mediave italiane.

Është vdekja e parë në Itali që rezulton të jetë pasojë e vaksinimit kundër Covid 19 dhe për të cilën shteti italian do të paguajë dëmshpërblim.

Francesca Tuscano, një mësuese 32-vjeçare, vdiq në Spitalin San Martino në Gjenova më 4 prill të vitit të kaluar, tri ditë pas marrjes së një doze të vaksinës AstraZeneca.

Një autopsi tregoi se vdekja e gruas ishte për shkak të efekteve anësore të vaksinës.

Brenda disa orësh pas vaksinimit, Tuscano u ankua për dhimbje koke të forta.

Të nesërmen në mëngjes, prindërit e gjetën pa ndjenja dhe ajo vdiq dy ditë më vonë.

Familja e të ndjerit tashmë kërkon një padi civile ndaj shtetit italian për shkak të masës së ulët të dëmshpërblimit.

Qeveria italiane ka ngritur një fond të posaçëm prej 150 milionë eurosh për dëmshpërblimin e personave që kanë pasur probleme shëndetësore për shkak të vaksinimit.

LEXO EDHE:

Back to top button