Itali, gjyshi kërcen tekno në funeralin e nipit 15 vjeçar: Ishte një akt dashurie
Itali, gjyshi kërcen tekno në funeralin e nipit 15 vjeçar: Ishte një akt dashurie
Gjyshi Gino vendosi të kujtonte nipin e tij 15-vjeçar, Kevin Gentilin, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik në Treviso, me një kërcim nën ritmet e muzikës tekno në funeralin e tij.
Dhimbja është e madhe por gjyshi i tij gjeti forcën brenda vetes për të bërë të buzëqeshnin ata që morën pjesë në varrim. Gjyshi dhe nipi kishin të përbashkët pasionin për muzikën dhe kërcimin.
Gino filloi të kërcente duke kujtuar se nipi e kishte bërë që të dëgjonte muzikë tekno.
“Ishte pikërisht ai kërcim që më shpëtoi. Kur mbarova së kërcyeri para arkivolit të nipit tim, dëgjova qartë zërin e tij në kokën time. Ai më tha: “Faleminderit gjysh”. Dhe befas u ndjeva bosh, sikur të kishin dalë shumë nga vuajtjet që mbaja brenda”, tha ai.