Italia kërkon trofeun e dytë pas EURO 2020

Të mërkurën do të nis turneu përfundimtar i Ligës së Kombeve, në të cilën do të përballen katër kombëtaret e mirënjohura të botës. Nikoqir i turneut final është kampioni aktual i Evropës, Italia, e cila kërkojë trofeun tjetër këtë vit, kur do të rreshtohet përball kombëtareve të Spanjës, Francës dhe Belgjikës.

Sfida e parë e gjysmëfinales së plej offit të Ligës së Kombëve, do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “San Siro”, në të cilën Italia do të përballet me Spanjën. Një ditë më pas, Franca do të takohet me Belgjikën, ndërsa fituesit e këtyre takimeve, të dielën, në Milano, do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kombeve.

Kombëtaret që do të humbin duelet e gjysmëfinales, do të takohen në stadiumin në Torino, në një sfidë, ku fituesi siguron vendin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button