Italia nuk pranon emigrantët, KE: Detyrim moral dhe ligjor t’i shpëtojmë

Italia nuk pranon emigrantët, KE: Detyrim moral dhe ligjor t’i shpëtojmë

Dy anije me emigrantë refuzuan të largohen nga porti i Katanias pasi qeveria italiane bllokoi zbarkimin e tyre ditën e diel.

Komisioni Evropian kujtoi të hënën “detyrimin ligjor dhe moral” të shteteve anëtare për të shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik. Zëdhënësja Anitta Hipper deklaroi se Komisioni nuk është përgjegjës për operacionet e koordinimit në det, apo për vendin e zbarkimit.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Berlini zyrtar është në kontakt me autoritetet italiane.- Advertisement –

“Shpëtimet në det të hapur nuk duhet të pengohen. Është detyrimi ynë moral dhe ligjor të mos i lëmë njerëzit të mbyten. Ky duhet të jetë qëllimi i veprimeve tona”, tha Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po refuzon të hapë portet për 4 anije që veprojnë në qendër të Mesdheut dhe që kanë shpëtuar emigrantët dhe ka lejuar zbarkimin e vetëm atyre që kanë pasur probleme shëndetësore.

Të dielën, Italia urdhëroi anijen “Hjumaniti 1” të largohej nga porti i Katanias pas zbarkimit të 144 emigrantëve.

LEXO EDHE:

Back to top button