Italia shënon rekord të ri të inflacionit

Italia shënon rekord të ri të inflacionit

Inflacioni në Itali ka shënuar një rekord të ri në muajin që po lëmë pas. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Statistikave, në muajin tetor inflacioni shënoi 11.9%, ndërsa në bazë mujore rritja është 3.5%.

Kjo është përqindja më e lartë e 38 viteve të fundit.

Ushqimet, me bazë vjetore, shënuan rritje me 13,1%.  Sipas Shoqatës Italiane të Konsumatorëve Codacons, për çdo familje italiane, shpenzimet do të arrijnë në total 3655 euro.

Vetëm për sektorin e ushqimeve, kostot shtesë, për çdo familje, llogariten në 752 euro.

Sipas presidentit të Codacons Carlo Rienzi “kjo do t’i detyrojë italianët të reduktojnë ndjeshëm blerjet e tyre për Krishtlindje, me pasoja të mëdha negative për të gjithë sektorin tregtar”.

LEXO EDHE:

Back to top button