Izetbegoviq: Vuçiq nuk ka guxim të përballet me të kaluarën

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik në Bosnje dhe Hercegovinë (SDA), Bakir Izetbegoviç, tha se Rezoluta e Parlamentit të Malit të Zi, e cila dënon gjenocidin në Srebrenicë dhe ndalon mohimin e saj, është një hap i madh drejt pranimit të së vërtetës për ngjarjet e viteve të 90’a .

Izetbegoviç vlerësoi se ky vendim është baza për të vazhduar vendosjen e besimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve më të mira midis shteteve dhe popujve në Ballkan.

“Për fat të keq, reagimet impulsive që vijnë nga Serbia tregojnë se ende nuk ka gatishmëri nga ajo palë për t’u përballur me këtë lloj të vërtete. Kjo dëshmohet më së miri nga reagimi i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ankohet në Malin e Zi se ai “po ndërhyn në Çështjen e Srebrenicës”. Çfarë lidhje ka Srebrenica me Malin e Zi”, shkroi kreu i SDA.

Sipas tij, malazezët dhe Mali i Zi, si dhe të gjitha kombet dhe shtetet që i përkasin botës së civilizuar dhe demokratike, sigurisht duhet të ndërhyjnë në çështjen e Srebrenicës.

“Çdo krim i kryer kundër njerëzve të pafajshëm, dhe veçanërisht gjenocidi, ka të bëjë me çdo njeri të drejtë dhe të vërtetë në botë, çdo komb dhe çdo shtet,” deklaroi Izetbegoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button