Izraeli dhe Irani kërcënojnë njëri-tjetrin, liderët botërorë bëjnë thirrje për armëpushim

Izraeli dhe Irani kërcënojnë njëri-tjetrin, liderët botërorë bëjnë thirrje për armëpushim

Irani do ta paguajë çmimin, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pasi Irani lëshoi të paktën 180 raketa në Izrael mbrëmjen e kaluar martën.

“Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për këtë. Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: kushdo që na sulmon – ne do t’i sulmojmë”, deklalroi Benjamin Netanjahu, kryeministër izraelit.

Ndërkohë Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se sulmi ishte hakmarrje për agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë. Irani paralajmëron se çdo hakmarrje do të përballet me “shkatërrim të madh”.

“Nëse regjimi sionist, që është çmendur, nuk përmbahet nga Amerika dhe Evropa dhe synon të vazhdojë krime të tilla, ose të bëjë ndonjë gjë kundër sovranitetit apo integritetit tonë territorial, operacioni do të përsëritet me përmasa shumë më të larta dhe ne do të godasim të gjitha infrastrukturat”, tha Mohammad Bagheri, gjeneral.

Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës. OKB-ja dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”. Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin “totalisht të papranueshëm” dhe tha se ai duhej të dënohej nga e gjithë bota. Ndërsa, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi për pasoja për Iranin. Sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit e dënoi edhe Bashkimi Evropian BE dënoi “në terma të fuqishëm” dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë Lindjen e Mesme.Para sulmit të Iranit, Izraeli kishte dhënë një sërë goditjesh shkatërruese në javët e fundit kundër udhëheqjes së Hezbollahut në Liban. Më pas rriti presionin mbi grupin militant të mbështetur nga Irani duke nisur atë që tha se ishte një inkursion i kufizuar tokësor në Libanin jugor. Sulmet i vazhdoi edhe sot. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button