Izraeli udhëzon ushtrinë të përgatisë plane për largimin e palestinezëve nga Gaza
Izraeli udhëzon ushtrinë të përgatisë plane për largimin e palestinezëve nga Gaza

Ministri i Mbrojtjes izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i madh i palestinezëve të largohen “në mënyrë vullnetare” nga Rripi i Gazës, në linjë me propozimin e presidentit amerikan, Donald Tramp, për territorin e shkatërruar nga lufta. Izraeli e mirëpret planin “e guximshëm të Trampit, megjithatë liderë ndërkombëtar dhe vetë banorët e Gazës e kanë quajtur të papranueshëm këtë plan. Banorët druhen se nëse zhvendosen nuk do të mund të kthehen më në atdheun e tyre. Ndërkaq, në kundërshtim me atë çfarë shprehu presidenti Tramp ditë më parë, sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, tha se ideja e Tramp ishte që banorët e Gazës të largoheshin nga territori për një periudhë “të përkohshme” ndërsa të pastroheshin rrënojat dhe të realizohej rindërtimi. Më herët gjatë javës, Tramp propozoi që shumica e popullsisë së Gazës të vendosej “në mënyrë të përhershme” diku tjetër, derisa SHBA-ja të rindërtonte territorin. /Alsat.mk