Ja çfarë e ndihmoi Ellie Goulding të luftonte me ankthin


Këngëtarja 33-vjeçare ka folur edhe më parë për problemet me shëndetin e saj mendor dhe sulmet e panikut, teksa përpiqej të regjistronte albumin e saj të tretë, Delirium. Goulding, e cila kohët e fundit publikoi albumin e katërt, Brighest Blue, tha për Standard:

“Kam një ndjesi paqeje në vetvete, por nuk zgjohem çdo mëngjes me vetëbesim. Ne po kalojmë në gjithë këto beteja. Kuptova se nuk ia vlen që të përpiqem vazhdimisht ta zhduk atë (mungesën e vetëbesimit). Unë kam mësuar ta përdor dhe ta lë si pjesë të asaj që jam.”

Ajo shtoi:

“Thjesht kam filluar të pranoj se çdo ditë është ndryshme dhe gjendja ime shpirtërore është e ndryshme çdo ditë.”

Ajo tha se fitnesi, veçanërisht boksi e kanë ndihmuar atë të kapërcejë problemet e saj. Tani, është në një gjendje paqeje dhe mendon se ia ka dalë ta përballojë ankthin me sukses.

Këngëtarja është martuar me tregtarin e artit, Caspar Joplin, 28 vjeç, në York Minster, gati një vit më parë. Ajo thotë se martesa i ka dhënë mundësi të reflektojë për marrëdhëniet e saj të kaluara.

“Kur marrëdhëniet nuk zgjasin, kjo ndodh sepse nuk keni qenë për njëri-tjetrin. Edhe nëse dukej sikur ishit, në atë kohë. Kur të takoni personin e duhur, do e dini. Diçka do ndodhi dhe ju thjesht do e kuptoni, pa patur nevojë të dyshoni apo të mendoni shumë. Kjo është arsyeja pse unë nuk kam shkruar shumë për martesën time.”

LEXO EDHE:

Back to top button