Ja sa vite modelja Rin Kambe nuk i ka prerë flokët

Një grua që e quan veten “Rapunzel e Japonisë” ka kaluar 15 vjet duke rritur flokët dhe gjatësia e tyre është 177cm. Valltarja dhe modelja Rin Kambe nga Tokio nuk u lejua kurrë të kishte flokë të gjatë si fëmijë, sepse ajo ishte në ekipin e futbollit të vajzave dhe duhej t’i mbante të shkurtra. Por kur Rin u bë 20 vjeç, ajo vendosi të rriste flokët e saj si një “armë shprehjeje”. Ajo nuk ka bërë prerje flokësh që nga ajo kohë dhe flokët e saj tani mund të pastrojnë dhe dyshemenë.

“Unë jam rritur me prindër të rreptë dhe kur isha fëmijë, isha në ekipin e futbollit të vajzave dhe gjithmonë kisha flokë të shkurtër. I rrita flokët kur fillova të kërceja rreth të njëzetave dhe flokët e mi tani mund të prekin dyshemenë. Fillova të rrit flokët, sepse doja të shkëlqeja në mënyrën time. Më dukej sikur flokët e mi ishin një armë shprehjeje”, është shprehur modelja Rin Kambe.

LEXO EDHE:

Back to top button