Ja si ta përdorni birrën në 6 mënyra

Tani që është ngrohtë dhe organizojmë shpesh barbeque në shtëpi ose park, zakonisht konsumohet shumë birrë dhe ka raste që mbetet pak. Askush nuk do të donte të pinte birrë të hapur, prandaj për të mos e hedhur poshtë ka disa mënyra si mund ta ricikloni.

1. Fillojmë nga kopshti. Birra është një fertilizues shumë i mirë. Hidhni dy lugë birrë për të ndihmuar bimët tuaja të rriten të forta dhe të lulëzuara.

2. Birra është një zëvendësues i mirë i dyllit për mobiliet e drurit. Lagni një leckë mikrofibër me pak birrë dhe kalojeni në sipërfaqen e mobiljeve. Ngjyra do të duket më e bukur dhe më brilante.

3. Gjyshet tona e përdornin birrën për flokët. Lagini flokët me birrë para larjes, masazhojini me kujdes dhe vazhdoni me larjen si zakonisht. Flokët do të duken më të shndritshëm, më voluminozë dhe krehja do të rrijë më mirë falë vitaminave të grupit B, nga sheqerërat dhe kaliumi.

4. Nëse ju pëlqejnë flokët biondë, lagini me birrë dhe qëndroni në diell për të hapur ngjyrën e tyre.

5. Birra është perfekte për të pastruar argjendin sepse vepron kundra oksidimit, më shumë se produktet kimike të kushtueshme.

6. Së fundi mund të përdoret në gatim. I bën më të mira petullat, të skuqurat i bën më krokante dhe kompakte.

LEXO EDHE:

Back to top button