Jakup Krasniqi shërohet nga Covid-19


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se të premten ka bërë testin për Covid-19 dhe ka dalë negative, ndonëse thotë se nuk ka pasur ndonjë problem serioz.

Ai ka falënderuar të gjithë mjekët, shokë e miq që e ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin e tij dhe i uruan shërim të shpejtë.

“I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut. Respekt për të gjithë”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button