Janari me rekord temperatura të larta në Dubrovnik, plazhe të mbushura me njerëz, duke notuar në det

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik atje, sot në orën 14 stacioni në Goricë ka matur temperaturën 19.3 gradë Celsius, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.hr Rekordi i temperaturave të larta të janarit u thye sot në Dubrovnik të Kroacisë.

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në Kroaci sot në orën 14, si dhe temperatura më e lartë e janarit në Dubrovnik që nga fillimi i matjeve. Kësisoj, shumë banorë të Dubrovnikut e shijuan një ditë krejtësisht atipike për janarin dhe disa prej tyre vendosën të dalin në plazh e të notojnë në det.

Shumë pushues u panë sot në plazhet më të njohura në Dubrovnik, një nga destinacionet turistike më të spikatura në Kroaci.

LEXO EDHE:

Back to top button