Janik Siner triumfon në Pekin, do të luajë edhe në turneun e Shangaj-it
Pak orë pasi spanjolli Karos Alkaraz fitoi në Tokio, ka ardhur fitorja e tenistit italian Janik Siner në turneun “ATP 500” të Pekinit. Numri 2 në botë për meshkuj mundi 2-0 (6-2, 6-2) në finale amerikanin Learner Tien.
Një ndeshje pa histori, që zgjati vetëm 72 minuta dhe ku epërsia e italianit ishte e madhe, që korri suksesin e 21-të në karrierë. Siner rikthehet te fitorja pas humbjes në finalen e “US Open”, një muaj më parë.
Suksesi i jep mundësi Sinerit të mbrojë vendin e dytë në renditje dhe të qëndrojë pas Alkarazit, diferencë që mund të ngushtohet në Shangai. Spanjolli është tërhequr për arsye fizike, ndërsa italiani do të luajë.







