Januzaj: Dhamë maksimumin, por nuk e morrën fitoren  

Adnan Januzaj, pas barazimit 2-2 në terrenin e PSV Aindhovenit, potencoi se në fillim të takimit nuk e kanë ditur se cili ka qenë potenciali i fortë i skuadrës holandez dhe se ekipi spanjoll ka dhënë maksimumin në terrenin e gjelbër.

“E dinim se në PSV AIndhoveni do të jetë ndeshje e vështirë, është ekip që luan mirë, po ashtu edhe ne dhe besoj se kemi dhënë gjithçka deri në fund për ta fituar ndeshjen. Ne gjithmonë duam të luajmë mirë, dhe kemi tentuar të fitojmë këtë ndeshje si çdo ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu, kanë mbetur edhe pesë ndeshje.

Januzaj u ndal edhe në sfidën e ardhshme të Real Sosiedatit, përball skuadrës së Sevillës.

“E dimë se Sevilja është ekip i fort, që mbrohen mirë dhe sulmojnë mirë, duhet të pushojmë tani për të qenë gati për Seviljën”.

LEXO EDHE:

Back to top button