Japonia dhe Spanja mësojnë kundërshtaret e 1/8 së finales

Japonia dhe Spanja janë dy kombëtaret e tjera që kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve. Japonezët mposhtën spanjollët 2:1, dhe bënë historinë duke kaluar tutje në fazën e 16 skuadrave më të mira. ‘La Roja’ përkundër disfatës, shkoi tutje.

Në grupin E lider janë Japonia, teksa në fazën tjetër përballen me Kroacinë. Kurse, Spanja si e dyta në grup do ballafaqohet me kombëtaren e Marokut. Japoni – Kroaci zhvillohet të hënën (5 dhjetor), me fillim në orën 16:00.

Kurse Maroku – Spanja të martën (6 dhjetor) në orën 16:00.

LEXO EDHE:

Back to top button