Jashari: Në RMV përdorimi zyrtar i shqipes është “përkthim”

Jashari: Në RMV përdorimi zyrtar i shqipes është "përkthim"

Profesori universitar dhe ish zëvendësministri i Arsimit, Hasan Jashari vlerëson se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është vetëm përkthim. Sipas tij çështja e 20 përqindëshit është e treta me radhë për kah rëndësia.

“Po shoh se debatet për përdorimin e gjuhësh shqipe në RMV po shkojnë gabim.

Të gjithë janë kap për nocionin 20%. Po, ai është problem por, për kah rëndësia, është i treti me radhë.

1. Problemi i parë është se në Kushtetutë gjuha shqipe përdoret vetëm si përkthim, pra njëherë të shkruajsh maqedonisht e pastaj shqip.

Pra, e gjithë vëmendja duhet të orientohet që të bëhet ndryshimi i këtij formulimi, (покрај македонскиот јазик и кирилското писмо, се и јазикот и писмото на националностите…).

2. Çështja e dytë është se shqipja lejohet të përdoret vetëm në nivel të vetëqeverisjes lokale- pra në komunat shqiptare edhe aty si përkthim.

3. Çështja e tretë është 20%-shi. Duhet të hiqet kufizimi me përqindje. Ai duhet të zëvendësohet me gjuha shqipe.

4. Pra krejt nenet për përdorimin e gjuhës shqipe duhet ndryshuar e zëvendësuar me një fjali se “Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë zyrtare në Maqedoninë e Veriut”.

5. Duhet të hiqen labirintet dhe shpjegimet, e që në fakt janë tallje, pa impakt dhe pa-përdorshmëri për nevojat e qytetarëve dhe institucioneve. Ata gjoja përcaktojnë përdorimin e janë një asgjë; pasi koncepti parësor që theksuam më lartë është i mbrapsht”, shkruan Hasan Jashari, profesor universitar.

LEXO EDHE:

Back to top button