Jasin Lama sfidon Hallokovin e Uzbekistanit

Boksieri shqiptarë dhe reprezentuesi i Maqedonisë, Jasin Lama, pas fitores në përballjen e parë të zhvilluar në kuadër të Botërorit në Serbi, kundër Fabio Roselit, sonte do të zhvillojë sfidën e xhiros së dytë eliminator.

Në kategorinë deri më 60 kg, para boksierit shqiptarë, do të rreshtohet boksieri nga Uzbekistani, Abdulmalik Hallokov, i cili ishte i lirë në xhiron e parë.

Ndërkohë përfaqësuesi i dytë i Maqedonisë në Botërorin në Serbi, Arsim Etemi, pasi që ishte i lirë në xhiron e parë, sfidën e parë do të zhvillojë më 30 tetor, kundër Andrej Kirijakovit nga Molldavia.

LEXO EDHE:

Back to top button