Java 24, kalon në shenjë të skuadrave mysafire

Java e 24-të në Ligën e Parë Futbollistike solli 4 ndeshje gjatë ditës së shtunë, në të cilën dominuan skuadrat mysafire, duke triumfuar në 3 prej tyre, ndërsa njëra u mbyll me barazim.

Lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Struga Trim Lum, si mysafirë mundi skuadrën e Rabotniçkit me 1-0, falë golit të shënuar nga Maleski.

Me rezultatin identik, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit shënoi fitore në transfertë ndaj Tikveshit në Kavadar. Autor i golit të vetëm ishte Samir Fazli.

Kampioni aktual sërish nuk shkoi përtej barazimit me Akademia Pandevin. MargVellashvilli hapi rezultatin duke sjellë në epërsi skuadrën nga Çairi, ndërsa barazimi erdhi nga pika e bardhë, me autor Velinovskin në minutën e 79-të.

Ndërkohë në përballjen me 6 gola, skuadra e Sileksit shënoi fitore bindëse me 5-1 në terrenin e Pobedës. Ndeshja e fundit e javës së 24-të, do të zhvillohet gjatë ditës së diel, kur Skopje mirëpret Shkëndijën.

(FOTO: Ekipa.mk)

Liga e Parë – Java 24

Rabotniçki 0–1 Struga Trim Lum

Akademia Pandev 1–1 FC Shkupi

Pobeda 1–5 Sileksi

Tikveshi 0–1 Makedonija Gj.P.

Skopje – Shkëndija

LEXO EDHE:

Back to top button