Java e tretë në Ligën e Parë do të nis në Strumicë


Java e tretë e futbollit vendor do të nis nga dita e premte, kur është paraparë të zhvillohet takimi në Strumicë, në mes Bellasicës dhe FC Shkupit. Skuadra shkupjane ka kërkuar që të zhvillojë këtë takim më herët, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për përballjen e raundit të parë në Ligën Evropa, kundër skuadrës Nefçi në Azarbejxhan. Të shtunën do të zhvillohet 2 përballe të javës së tretë. Makedonija Gjorçe Petrovi sfidon Shkëndijën, ndërsa në Tetovë, Renova përbalet me  Akademia Pandevit. Ndeshjet e tjera zhvillohen gjatë ditë së diel. Në Kratovë, Sileksi sfidon Vardarin, Pelisteri përballet me Rabotniçkit në Manastir, ndërsa Struga Trim Lum kërkon fitoren e parë ndaj Borecit. Të gjitha ndeshje nisin në orën 17.00.

 

Liga e parë – Java 3

Bellasica – FC Shkupi

Makedonija Gj.P. – Shkëndija

Renova – Akad. Pandev

Sileksi – Vardari

Pelisteri – Rabotniçki

Struga TrimLum – Boreci

LEXO EDHE:

Back to top button