Jep dorëheqje Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë

Jep dorëheqje Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë

Ish-prokurori i Departamentit të Drejtësisë Jack Smith është emëruar të premten për të mbikëqyru një nga hetimet penale më të mëdha në botë, atë të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Hetimet implikojnë sjelljen e Trump, i cili të martën deklaroi kandidaturën e tij në garën presidenciale 2024, duke e bërë atë një rival të mundshëm të Presidentit Joe Biden.

“Bazuar në zhvillimet e fundit, duke përfshirë njoftimin e ish-presidentit se ai do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimin e deklaruar të Presidentit në detyrë për të kandiduar gjithashtu, kam arritur në përfundimin se emërimi i një këshilltari special është në interesin publik”, tha Garland në Departamentin e Drejtësisë të premten.

Smith u bë kryeprokuror për gjykatën speciale në Hagë në vitin 2018, i fokusuar në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë./nacionale/

LEXO EDHE:

Back to top button