Jeta në Kharkiv po i rikthehet normalitetit, por ngadalë

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ushtria ukrainase ka arritur të shtyjë trupat ruse në zonat jashtë qytetit të Kharkivit.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë zonat e fshatrave rreth Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, duke ia bërë edhe më të vështirë Rusisë që të sulmojë, shkruan Sky News.

Por pavarësisht kësaj, ende mund të dëgjohen shpërthime kohë pas kohe.

Duke u bazuar në administratën lokale, katër persona janë lënduar në qytet të hënën nga bombardimet ruse. Dy të tjerë janë lënduar në fshatrat e këtij qyteti.

Pavarësisht se ukrainasit kanë rimarrë zonën e qytetit, situata është ende e tensionuar. Është shumë e vështirë të rifillosh jetën derisa Kharkivi po i rikthehet normalitetit. Kjo po ndodhë ngadalë.

LEXO EDHE:

Back to top button