Jokiq, MVP i sezonit të rregullt në NBA

Nikolla Jokiq është basketbollisti më i vyeshëm në NBA, për sezonin e rregullt 2020/2021. Drejtuesit e basketbollit amerikan së shpejti edhe zytarisht do t’ia dorëzojnë trofeun për basketbollistin që shkruan historinë në NBA.

Jokiq është basketbollisti më i dobët i ranguar në përzgjedhjen e basketbollistëve, që ka arritur në fund të sezonit të arkëtojë titullin “Em-Vi-Pi”.

Basketbollisti serb zhvilloi 72 ndeshje në sezonin e rregullt të NBA-s, ku shënoi mesataren prej 24 pikëve, 11 kërcime dhe 8 asisteve. Ndryshe Jokiq është “Em-Vi-Pi” i parë në NBA, që pas Kobi Brajantit, zhvillon të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt dhe merr çmimin “MVP” në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button