Jordanov: Në Shtip do të ndërtohen garazhe trekatëshe në zonën qendrore

Jordanov: Në Shtip do të ndërtohen garazhe trekatëshe në zonën qendrore

Vazhdimi i ndërtimit të konzollave të lumit Otinja në të dyja anët, si dhe ndërtimi i garazheve trekatëshe do të zgjidhë problemin e parkingut, por edhe kaosin e trafikut.

Ndërtimi i konzollave është në zhvillim e sipër dhe për vitin e ardhshëm do të planifikohen mjete buxhetore për vazhdimin e projektit. Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, thotë se është duke u bërë përzgjedhja e kompanisë që do të projektojë garazhet trekatëshe në zonën qendrore të qytetit.

Me këtë qytetarët do të kenë hapësirë ​​më të madhe për parkim, siguri më të madhe në komunikacion, qarkullim më të shpejtë të automjeteve dhe ambient më modern dhe urban, thotë Jordanov.\Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button