Joshevska: Prokurorët nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vetë ta zgjedhin shefin tyre

Joshevska: Prokurorët nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vetë ta zgjedhin shefin tyre

Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska e ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, derisa komentoi zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësoi se do të ishte më mirë sikur në zgjedhje të përfshiheshin vetëm prokurorët e prokurorisë konkrete, shkruan Alsat.

“Ndoshta do të ishte më mire prokurorët e Prokurorisë përkatëse të zgjidhnin shefin e tyre, pavarësisht nëse do të vinte nga radhët e tyre apo nga jashtë, dhe jo ta zgjedhin prokurorë nga i gjithë shteti. Shembull i këtillë është me Këshillin Gjyqësor, kur anëtarin që vjen nga Supremja e zgjedhin vetëm gjykatësit e Supremes. Më duket se kjo është më adekuate, sepse ata sigurisht që do ta dinin më mire se kush është më I kualifikuar për atë pozicion”, tha Joshevska-Anastasivska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button