Jotova: Situata me Maqedoninë është e komplikuar

Jotova: Situata me Maqedoninë është e komplikuar

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova thotë se situata me Maqedoninë është e komplikuar dhe sipas saj, kushdo që mendon se puna është kryer është naiv. Në paraqitjen e saj në BNT, Jotova theksoi se zbatimi real i zgjidhjes së arritur do të fillojë në vjeshtë. “Institucionet evropiane nuk punojnë në verë, por procesi do të fillojë në vjeshtë”. Tash e tutje do të ketë disa inspektime nga Komisioni Evropian, disa raporte nga vlerësimi i Këshillit, ku Bullgaria do të duhet ta ritheksojë çdo herë qëndrimin e saj”, thotë zëvendësja e Radevit, e pyetur për integrimet evropiane të Maqedonisë. Ajo pret që në periudhën e ardhshme Komisioni Evropian dhe vendet në Këshill të jenë të kujdesshëm dhe të mos lejojnë që “puna” të kthehet në pozicionet fillestare. Jotova falënderoi autoritetet franceze për mirëkuptimin lidhur me qëndrimin bullgar – për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, siç thotë ajo, para fillimit aktual të negociatave./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button