Jovanovski: Propozimi francez sjell pasiguri të re

Jovanovski: Propozimi francez sjell pasiguri të re

Politologu dhe njohësi i integrimeve evropiane, Aleksandar Jovanovski, në emisionin e sontëm “Programi 200″ në Alsat tha se ideja franceze e një Komuniteti Politik Evropian, i cili do të bashkonte të gjitha vendet që dështojnë ose nuk duan t’i bashkohen BE-së është një e panjohur, sepse përveç deklaratave të presidentit Makron, publiku i gjerë nuk ka një pasqyrë të detajuar të përmbajtjes së një ideje të tillë, shkruan Alsat.

“Ne u befasuam me një propozim për të cilin nuk kemi ‘qasje’, nuk dimë se çfarë fshihet në prapavijë. A ka ndonjë ide dhe filozofi politike më gjithëpërfshirëse pas saj apo është një argument shtesë – hajde tu japin pak këtyre vendeve, t’i lëmë mënjanë, derisa ta zgjidhim segmentin tonë të sigurisë, rrugën e zgjerimit etj.”, deklaroi Jovanovski./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button