Junajtedi kundër Ronaldos, poston video me fishkëllimat ndaj portugezin

Mançester Junajted postoi pamjet e Kristiano Ronaldos duke u fishkëllyer nga tifozët e tyre përpara humbjes 2-1 ndaj Brajtonit në “Old Trafford”. Portugezi e nisi si zëvendësues në ndeshjen e parë të Erik ten Hag në krye, e cila përfundoi me humbje pas dygolëshit nga Paskal Grosit.

37-vjeçari i tha klubit në fillim të kësaj vere se dëshiron të largohet për shkak të dëshirës së tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por nuk janë shfaqur pretendues të mundshëm dhe ai u kthye për miqësoren kundër Rajo Valejkanos, javën e kaluar.

Megjithatë, ai zemëroi Ten Hag duke lënë ndeshjen në pushimin mes pjesëve pa leje nga klubi dhe holandezi tha se veprimet e Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë janë “të papranueshme “.

Të dielën pasdite Ronaldo doli nga bankina teksa Junajited u përpoq të kthente rezultatin në pjesën e dytë. Pati shumë shaka nga tifozët e pakënaqur vendas – dhe disa prej tyre erdhën para ndeshjes kur Ronaldo doli në fushë.

Junajted postoi një video të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” që po dilte nga tuneli për t’u ngrohur me pjesën tjetër të zëvendësuesve, por fishkëllimat që kishin cak Ronaldos ishin të dëgjueshme.

LEXO EDHE:

Back to top button