Jurgen Klop ka disa kushte për tu ulur në stolin e Real Madridit

Real Madridi thuhet se ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Jurgen Klopp, por gjermani ka disa kushte për të pranuar detyrën. Sipas burimeve të mediave spanjolle, Real Madridi tashmë ka kontaktuar me trajnerin gjerman. Gjigantët spanjollë e shohin trajnerin 57-vjeçar si një zëvendësues të mundshëm të Karlo Ançelotit, i cili mund të largohet nga Real Madridi pas sezonit aktual.
Vihet re se gjermani nuk është kundër marrjes së drejtimit të klubit, por ka kërkesa specifike. Kushti kryesor i tij është rinovimi i linjës mbrojtëse. Ish-trajneri i Liverpullit beson se skuadra duhet të nënshkruajë me tre mbrojtës: një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë.
Megjithatë, Klop iu bashkua “Red Bull”-it në fillim të këtij viti si Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, gjë që mund të komplikojë negociatat. Burimi thekson gjithashtu se kryekandidati i Real Madridit mbetet Çabi Alonso.