Juve me startin më të dobët në 60 vitet e fundit

Skuadra e Juventusit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen derbi ndaj Milanit, duke përfunduar me barazim 1-1. Pas fitores së pastër të arritur në mesjavë ndaj Malmos 3-0 në udhëtim në xhiron hapëse të Ligës së Kampionëve në kuadër të grupit H, ekipi italian e ka vazhduar formën e dobët në kampionatin italian. Juventusi është pa fitore pas katër xhirove të para në kampionat, duke regjistruar dy humbje, dhe dy barazime të tjera.

Siç raporton ‘OptaPaolo’, Juventusi tashmë nuk ka arritur të fitojë asnjë nga katër ndeshjet e para të një sezoni lige për herë të katërt në histori të klubit. Një gjë të tillë ‘biankonerët’ e kishin bërë këtë gjë në sezonet 1961/62, 1955/56 and 1942/43.

Pëndryshe “Zonja e Vjetër” tani rangohet në pozitën e 18-të në tabelë aktualisht, me vetëm dy pikë të mbledhura në këtë edicion të ri të Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button