Juventus dhe Çellsi, realizojnë pikët e para

“Zonja e Vjetër” arriti të shënoi fitoren e parë duke mposhtur Malmon me rezultat 0 – 3. Aleks Sandro pas asistimit të Bentakurit zhbllokoi rezultatin (23′). Paullo Diballa në mënyrë fenomenale realizoi nga penalltia për të dyfishuar epërsinë (45′). Kurse, pas vetëm një minutë, Alvaro Morata trefishoi epërsinë (45+1).

Me këtë fitore, Juventus është lider në grupin H me tre pikë, aq sa ka edhe Çellsi, derisa Malme renditët në fund pa pikë.

Ndërkohë, kampioni aktual i Evropës, Çellsi me rezultat minimal ka arritur të fitojë ndaj Zenitit. “Blutë” e Londrës dominuan gjithë ndeshjen, por gjetën rrugën drejt golit vetëm një herë. Ishte Romelu Lukaku që realizoi golin e vetëm pas një asistimi të Cesar Azpilikueta (69′).

LEXO EDHE:

Back to top button