Juventus – Inter, nesër luhet ndeshja kthyese, priten ndryshime në formacione

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Alianz Arena” me fillim nga ora 20:45.

Sfidën e parë e ka fituar skuadra e Andrea Pirlos me rezultat 2-1 dhe gjithçka mbetet e hapur sa i përket skuadrës e cila do të kalojë në finale të kësaj gare, përcjell KosovaPress.

Për Interin rikthehet dyshja Lukaku-Hakimi të cilët ishin të skualifikuar për ndeshjen e parë, ndërsa te Juventusi pritet te mungojë Leonardo Bonucci për shkak të një lëndimi, por mund të rikthehet sulmuesi argjentinas Paulo Dybala.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus: (4-4-2): Gianluigi Buffon; Alex Sandro, Leonardo Bonucci, Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado; Ëeston McKennie, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey, Federico Chiesa; Alvaro Morata, Cristiano Ronaldo

Inter: (3-5-2): Samir Handanovic; Alessandro Bastoni, Stefan de Vrij, Milan Skriniar; Ivan Perisic, Arturo Vidal, Marcelo Brozovic, Nicolo Barella, Achraf Hakimi; Lautaro Martinez, Romelu Lukaku

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button