Juventusi befason, fimos kontratë me sulmuesin polak

Arkadius Milik ka rinovuar kontratën me Juventusin. “Bardhezinjtë” kanë konfirmuar vendimin e pazakontë për sulmuesin polak.
“Juventusi njofton që është arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e Arkadius Milik deri në vitin 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Ky vendim është i papritur dhe pazakontë, pasi Milik nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon. 31-vjeçari ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ndodhet në fazë rikuperimi.
Milik ndërkohë e kishte kontratën e mëparshme të vlefshme deri në vitin 2026.