Juventusi gati të firmos me sulmuesin e ri të Atletik Bilbao-s

Juventusi dëshiron të nënshkruajë me NiKo Uilliamsin nga Atletik Bilbao në merkaton e janarit. Sezoni i dobët i ‘Zonjës së Vjetër’ tregon nevojën urgjente për përforcime me “AS” që raporton se anësori 20-vjeçar është objektivi i tyre i parë i transferimit.

Trajneri i Juventusit, Maks Alegri po harton një treshe sulmuese me Vlahoviçin, Kiezën dhe spanjollin me rrënjë ganeze për ta plotësuar ofenzivën.

Uilliams po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me 4 gola dhe po aq asistime në 15 paraqitje për Atletik Bilbaon, ndërsa ka rënë në sy në formacionin e tij në Kupën e Botës, ku madje është paraqitur në të dyja ndeshjet e grupit si zëvendësues.

LEXO EDHE:

Back to top button