Juventusi merr tri pikë të reja ndaj Spezias

Pas barazimit befasues me Veronan, Juventusi është rikthyer te fitorja në xhiron e 26 të Serie-A duke e mposhtur Spezian me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën.

Pas një pjese të parë jo produktive dhe pa gola, “zonja e vjetër” shënoi tri herë për të arkëtuar tri pikë të reja.

Fillimisht golin e parë e realizoi Alvaro Morata i cili realizoi në minutën e 62’ pasi u inkuadrua në lojë vetëm katër minutë më herët.

Fitoren Juventusit ia siguruan më pas italiani Federico Chiesa me golin e tij në minutën e 71’ dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 89’.

Me këtë fitore, Juventusi e ruan pozitën e tretë me 49 pikë, shtatë më pak se Interi i vendit të parë dhe tri më pak se Milani në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button