Juventusi ndal hovin e Interit dhe kalon në finale

Juventusi është skuadra e parë që siguron pjesëmarrjen në finale të Kupës së Italisë, duke eliminuar skuadrën e Interit pas 180 minuta lojë. Edhe pse ndeshja e dytë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0, prapë se prapë Juventusi është kualifikuar tutje për në finale.  Duke marrë parasysh faktin se ndeshja e parë e zhvilluar në “Xhusepe Meaza” është mbyllur 2-1 në të mirë të Juventusit.

 

Skuadra e Antonio Kontes mori posedimin e topit në pjesën e dyte dhe gjithashtu krijoi më shumë raste, mirëpo në fund nuk arriti të fitojë. Njërin nga rastet më të mira të ndeshjes e pati Kristiano Ronaldo, mirëpo Handanovic bëri një pritje shumë të mirë. Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 19 maj të këtij viti, ndërsa Juventusi do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së dytë, në mes Napolit dhe Atalantës.

LEXO EDHE:

Back to top button