Juventusi pa yllin kryesor përball Interit

Skuadra e Juventusit do të jetë pa yllin argjentinas , Paollo Diballa në përballjen me Interin gjatë fundjavës së ardhshme. Sulmuesi i Juventusit, pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A. Sipas “RaiSport.it”, argjentinasi nuk do mund të paraqitet në derbin ndaj Inter, pasi ka pësuar lëndim në gjurin e majtë.

Lajmi i mirë për “Zonjën e Vjetër” është se Ueston Mekenie pas ekzaminimeve mjekësore, thuhet se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës në “Xhusepe Meaza”. Përveç Dibalas, Juventusi do të jetë pa shërbimet e de Ligtit, Kuadrados dhe Aleks Sandros, që do të mungojnë, shkaku i “COVID-19”.

LEXO EDHE:

Back to top button