Jyrgen Klop: Duam të luajmë në finale

Skuadra e Liverpullit përballet me Viljarrealin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. “Të kuqtë” vijnë me një avantazh 2-0 të siguruar në ndeshjen e pare.

“Ne e dimë që luajtëm vetëm pjesën e parë. Duhet të injorojmë avantazhin nga ndeshja e parë. Të mendojmë se kjo është një ndeshje dhe se duhet të fitojmë. E dimë se do të bëjnë më të mirën, andaj e dimë se do të jetë e vështirë. Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve duhet të jenë të vështira”, tha trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop.

Skuadra angleze do të zhvillojë gjysmëfinalen e tretë në pesë sezonet e fundit.

“Asnjëherë nuk e dini nëse do të arrini përsëri në gjysmëfinale apo nëse do të kemi një mundësi tjetër për të shkuar në finale. Ju kurrë nuk e dini. Po luajmë kundër një skuadre të fortë dhe nuk duhet ta mendojmë si një kafshim të lehtë. Në disa momente keni nevojë për fat, ndaj më mirë jini të kujdesshëm dhe të gatshëm, dhe ne do të jemi gati. Ne duam të luajmë një finale. Nëse Viljarreali arrin të na eliminojë, atëherë unë do t’i përgëzoj ata,” tha në fund Klop.

LEXO EDHE:

Back to top button