Ka apo jo kushte për ndryshimet kushtetuese? Ja çfarë thotë Osmani

Ka apo jo kushte për ndryshimet kushtetuese? Ja çfarë thotë Osmani

Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani i ftuar në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat vlerësoi se vendi po vonohet me fillimin e debatit publik lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ndërkohë që shtoi se akoma është herët që të vlerësohet nëse Kuvendi do të ketë kushte për miratimin e tyre, shkruan Alsat.

“Mendoj se është shumë herët që të bëhet një vlerësim objektiv se kemi apo nuk kemi kushte për ndryshime kushtetuese, për arsye se akoma nuk ka filluar debati publik zyrtar lidhur me formulimet konkrete. Dhe këtu, do të them qëndrimin personal, mendoj se jemi vonë. Insistoj që kjo të ndodh sa më shpejtë”, tha Osmani. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button