Ka nisur sfida, Dua Lipa fton ndjekësit të bëhen pjesë e klipit të saj


Ka nisur sfida në TikTok! Dua Lipa ka ftuar të gjithë adhuruesit e këngës së saj më të fundit, “Levitating”, për t’u bërë pjesë e klipit zyrtar i cili ende nuk është publikuar.

Të gjithë ju që doni të bëheni pjesë e klipit, mjafton të publikoni pamjet me hashtagun #Duavideo. Nën këtë hashtag mund të postoni video me ide dhe ajo do përzgjedhë më të mirat. Këngëtarja është në kërkim për koreografinë, makeup-in, animimin e çfarëdo elementi.

Nisma e saj është ndërmarrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, e cila ka ngrirë jo vetëm industrinë e muzikës por edhe atë të kinematografisë.

“Hej djema! Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se unë jam duke punuar me një video muzikore për ‘Levitating’ dhe unë dua që ju të jeni një pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të muzikës. Unë nuk mund të pres që të shoh se çfarë do të prezantoni”, shkruan këngëtarja.

LEXO EDHE:

Back to top button