Kalifornia është përfshirë nga zjarre masive

Kalifornia është përfshirë nga zjarre masive

Kalifornia është përfshirë nga zjarre masive që janë përhapur në mijëra hektarë tokë dhe pyje, teksa miliona amerikanë po përjetojnë vapën përvëluese me temperatura rekord.

Dhjetë prona privare janë shkatërruar dhe pesë të tjera kanë mbetur të dëmtuara në epiqendrën e zjarreve, në Mariposa. Mbi 6.000 njerëz u evakuuan, pasi Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i cilësoi flakët totalisht jashtë kontrollit.

Vitet e fundit, Kalifornia dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara perëndimore janë shkatërruar nga zjarre të mëdha e të shpejta, të nxitura nga thatësira dhe temperaturat e larta.

LEXO EDHE:

Back to top button