Kamberi braktis Zvicrën për Skocinë

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Florian Kamberi largohet nga St Gallen pas vetëm gjysmë sezoni, për t’u rikthyer në Skoci, këtë herë me fanellën e Aberdinit. 25-vjeçari duket se nuk ka mundur të përshtatet te skuadra zvicërane, me të cilën kishte firmosur kontratë 3-vjeçare. Palët kanë rënë dakord që Kamberi të huazohet deri në fund të sezonit tek Aberdinit, ku do të ketë mundësi të luajë në vazhdimësi. Sulmuesi shqiptar madje mund të debutojë që të shtunën në “Easter Road”, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, Hibernian.

Kamberi e filloi karrierën e tij profesionale në ekipin zviceran, Grasshoppers, dhe përfaqësoi Zvicrën në nivelin nën 21 vjeç, përpara se të bashkohej me Hibs në Premier League-n e Skocisë në vitin 2018. Shqiptari befasoi me paraqitjet e tij, duke i bindur shumë shpejt drejtuesit e klubit për të blerë kartonin e tij. Kalimi te Renxhersi, në formë huazimi në fillim të vitit të kaluar i zemëroi tifozët e Hibs (Kamberi deklaroi se kalimi te Renxhersi ishte ëndërr për të). Ai u kthye gjatë verës në Zvicër, por pa mundur të jetë pikë referimi në sulmin e St Gallen.

LEXO EDHE:

Back to top button