Kamillovska-Tërpovska: Vënia e një subjekti juridik në një pozitë më të volitshme, krijon rrezik nga korrupsioni

Kamillovska-Tërpovska: Vënia e një subjekti juridik në një pozitë më të volitshme, krijon rrezik nga korrupsioni

Për menaxheren e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN), Snezhana Kamillovska-Tërpovska, ndryshimet në rregullativën ligjore që po përgatitet për nevojat e marrëveshjes me Behte dhe Enka është hapje e Kutisë së Pandorës, dhe mund të ketë pasoja shtesë.

“Kjo është hapje e Kutisë së Pandorës. Në rast se ne tani kemi vënien në një pozitë më të mirë një subjekt juridik privat, me ndryshime ligjore, cila do të jetë siguria juridike se nesër nuk do të ndodh edhe për një sërë investitorësh të tjerë, të vendit apo të huaj. Vënia në pozitë të lakmueshme të një subjekti juridik privat, krijon rreziqe nga korrupsioni. Nuk themi korrupsion, por themi rrezik nga korrupsioni”, tha Kamillovska-Tërpovska. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button