Kampioni i Norvegjisë mbyll sezon me shumë rekorde

Skuadra e Bodo Glimt ka zhvilluar një sezon dominant në “Elitserien” dhe arriti deri te titulli kampion në Norvegji. Kjo skuadër ishte aq dominante, sa që mbylli sezonin me 19 pikë para nënkampionit, skuadrës së Molldes dhe me një golaverazh të jashtëzakonshëm.

Në 30 ndeshjet sezonale, futbollistët e kësaj skuadre shënuan së paku nga 2 gola në një ndehsje, në rrjetin e skuadrës kundërshtare. Kampioni aktual i Norvegjisë vendosi rekorde të reja, ndërsa njëra prej tyre është me më shumë gola në një sezon, duke shënuar plot 103 gola. Kujtojmë se Bodo Glimt këtë sezon ishte përfaqësues i Norvegjisë në Ligën Evropa dhe u eliminua nga Milani.

LEXO EDHE:

Back to top button