Kandidati i vrarë në Ekuador zgjidhet kryetar bashkie

Kandidati i vrarë në Ekuador zgjidhet kryetar bashkie

Një kandidat për kryetar bashkie në Ekuador, i cili u vra vetëm disa orë para hapjes së qendrave të votimit, ka fituar zgjedhjet në qytetin e Puerto Lopez.

Omar Menendez, 41 vjeç, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur që hynë në dhomën ku ai ishte me punonjësit e fushatës të shtunën, transmeton Telegrafi.

Në sulm u vra edhe një adoleshent. Policia po heton ende motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Një anëtar i partisë së Menéndez pritet të zëvendësojë politikanin e vrarë si kryetar bashkie.

Zgjedhjet komunale u mbajtën gjatë një vale të përshkallëzuar krimi të lidhur me ndikimin në rritje të bandave të dhunshme të drogës në Ekuador.

Menéndez nuk ishte i vetmi politikan që u vra në prag të zgjedhjeve. Dy javë më parë, u qëllua për vdekje edhe kandidati për kryetar bashkie të qytetit bregdetar të Salinas, Julio César Farachio.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e Farachios, i cili e kishte kërcënuar më parë kandidatin 45-vjeçar.

I dyshuari ishte liruar së fundi nga burgu pasi kishte vuajtur dënimin për trafik droge, njoftuan mediat lokale.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani për rastin Omar Menéndez, sulmuesit e të cilit u larguan me një motoçikletë.

LEXO EDHE:

Back to top button